Një ekip shkencëtarësh nga University of Manchester kanë punuar me disa shkencëtarë të tjerë nga Australia – ku shtratet solar janë ndaluar me kohë – për të studiuar dëmet dhe kostot që lidhen me nxirjen e lëkurës me solar.
Studimi në British Journal Dermatology sugjeron se nëse solari nuk përdoret më, do të ketë 1,200 raste më pak me kancer të lëkurës, 200 vdekje më pak në të gjithë personat që e praktikojnë këtë teknikë mbi 18 vjeç. Përveç këtij përfitimi madhor, National Health Service në Angli mund të kursejë më tepër se £700,000.
Ekspertja e shëndetit dhe kësaj sëmundjeje, Adele Green nga University of Manchester tregoi për Radio 1 Newsbeat: “Ne kemi studiuar impaktin që një dënim i plotë i shtrateve solar do të kishte në jetën e 620,000 18 vjeçarëve në Angli.” Ajo dëshiron gjithashtu të informojë më tepër njerëzit rreth rreziqeve që shoqërojnë nxirjen artificiale.
“Ka shumë keqkuptime rreth shtrateve solar, si përshembull ai jep vitaminën D dhe një nxirje mbrojtëse, por për fat të keq këto janë të pavërteta. Ekspozimi ndaj solarit sjell një plakje të parakohshme dhe rrudhosje të lëkurës, së bashku me probleme të syve, dhe rreziku për zhvillimin e kancerit të lëkurës është i rritur.”