Fotografitë të cilat kanë zënë pozicionet e para në Greenwich Astronomy Photographer of the Year janë zbuluar. Shuchang Dong zuri vendin e parë në këtë kompeticion me fotografinë e tij të mahnitshme “The Golden Ring”.
Kjo fotografi tregon një eklips diellor të parë nga regjioni Ali në Tibet në 21 qershor 2020. “Ky vend karakterizohet nga moti me diell përgjatë gjithë vitit, por në rastin e eklipsit diellor unë pashë re të zeza që kishin mbuluar qiellin.” tha ai. “Ne po prisnim gjithë ankth por me sa duket kishim shumë fat. Brenda një minuti e gjithë drita e hënës u thith nga retë e zeza.”
Nga ana tjetër, Dimitrii Rybalka me fotografinë e tij Polar Lights Dance fitoi çmimin e parë në kategorinë Aurorae. “Jam shumë i intriguar nga kjo fotografi. Është shumë e bukur por njëkohësisht dhe shqetësuese. Pozicionimi i gjalërisë së ngjyrës jeshile në qiellin blu është tepër mahnitës, por mungesa e ndonjë shenje të jetës së gjallë të jep ndjesinë e një pamjeje hapëse nga një film fantashkencor.” tha Sue Prichad.
Nëse dëshironi të shikoni fotografitë fituese për çdo kategori, mjafton të klikoni këtu ose t’i ndiqni më poshtë.