Ministria e Drejtësisë në Brazil urdhëroi në shtator ndërprerjen e shitjeve të iPhone në këtë shtet pasi arriti në përfundimin se Apple po dëmton konsumatorët duke mos ofruar një karikues në kuti së bashku me pajisjen që sapo blenë. Edhe pas gjobave prej miliona dollarësh, Apple sërisht nuk arriti t’i bindej këtyre urdhrave, gjë që ka detyruar rregullatorin të nisë konfiskimin e iPhone-ve nga dyqanet.
Siç raportohet nga Tecnoblog, Procon-DF ka konfiskuar me qindra iPhone nga dyqane të ndryshme në Brasilia, kryeqytetin e Brazilit. Përmes një aksioni të quajtur “Operation Discharge”, rregullatori kërkon të detyrojë Apple që t’i bindet urdhrave lokale që kërkojnë që të gjithë smartphone-t të shoqërohen me karikuesen e përfshirë në kuti.
Raportimi tregon se iPhone-t u konfiskuan në dyqanet zyrtare të Apple dhe nga shitësit e zyrtarizuar. Dhe pse Apple nisi të mos përfshinte karikuesen në iPhone 12, ata kanë rifreskuar kutinë e iPhone 11 me një kuti më kompakte pa karikues.
Pas konfiskimit të iPhone-ve, Apple Brazil i ka kërkuar qeverisë që të lejojë shitjen e smartphone-ve në këtë shtet deri sa të arrihet vendimi zyrtar mbi këtë çështje gjyqësore. Kompania tregoi për Tecnoblog se vazhdon të shesë pajisje në Brazil dhe pas këtij operacioni.