Warner Bros. sapo ka publikuar trailer-in e filmit më të ri që ka krijuar, Wonka, ku personazhi kryesor do të jetë Timothée Chalamet.
Në këtë film trajtohet një periudhë kohore ku Willy Wonka është ende i ri dhe mënyra se si ai shndërrohet në një të apasionuar pas çokollatave. Gjithashtu Wonka do të përballet me një “kartel çokollatash” të cilët kërkojnë që ta ndalojnë Wonka nga praktikimi i këtij zanati.
I nominuari për Oscar luan së bashku me Olivia Colman, Keegan-Michael Key, Sally Haëkins, Roëan Atkinson, Calah Lane, Colin O’Brien, Matt Lucas, Simon Farnaby, Natasha Rothëell, Rufus Jones dhe aktorë të tjerë.
Historia e filmit zhvillohet përpara ngjarjeve të përshkruara në librin e Roald Dahl Willy Wonka dhe Fabrika e Çokollatës dhe tregon për “fillimet e gjalla, mitike të shpikësit të ri imagjinar përpara se ai të bëhet Mozarti i famshëm i çokollatës më të shijshme“, siç e përshkruan Warner Bros.
Në një bisedë të mëparshme me The Hollywood Reporter, Key vlerësoi portretizimin e Chalamet të çokollatabërësit, duke thënë se ai arrinte ta realizonte këtë rol pa shumë mund.
“Ka një cilësi shpresëdhënëse që ai i jep personazhit, një lloj cilësie të paepur që ai nuk do ta lërë kurrë, ai është gjithmonë i gatshëm për gjënë tjetër,” tha aktori. “Ai thotë: ‘OK, nuk funksionoi? Ne do të provojmë diçka tjetër.’
Paul King është regjizori i këtij prequel-i dhe skenarin e shkruajti në bashkëpunim me Farnaby, i cili gjithashtu luan në film. David Heyman, Luke Kelly dhe Alexandra Derbyshire janë producentët.
Wonka do të shfaqet në kinema përpara pushimeve dimërore më 15 dhjetor.