Producentët e serialit të animuar Pokemon lajmëruan se personazhet kryesore Ash Ketchum dhe Pikachu i tij nuk do të jenë më pjesë e këtij seriali pas 25 vitesh.
Aktorja Sarah Natochenny, e cila dubloi Ash Ketchum dhe personazhe të tjerë që nga viti 2006, tha se kjo mundësi ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. “Pavarësisht asaj që zhvillohet përtej episodit të tij final, ai do të jetojë përgjithmonë në zemrat e shumë fëmijëve në gjeneratat e ardhshme.”
It’s been an extraordinary privilege to have been the English voice of Ash Ketchum for what will be 17 years. No matter what lies beyond his final chapter, he’ll live forever in the hearts of many generations to come. I’ll keep him present for all of us in every way I can. ❤️ pic.twitter.com/UZxPO4xD6E
— Sarah Natochenny ? (@sarahnatochenny) December 16, 2022
Kjo anime japoneze, që ka inspiruar dhe disa filma, e ka ndjekur Ash në përpjekjen e tij për t’u bërë një trajner mjeshtër i Pokemonit që nga viti 1997, kur personazhi takoi Pikachu në ditëlindjen e tij të 10-të.
Dhe muajin e kaluar, ai më në fund përfundoi kërkimin e tij kur fitoi Kampionatin Botëror të Pokemonit.
Shikuesit do të prezantohen me dy protagonistë të rinj – një vajzë e re me emrin Liko dhe një djalë të quajtur Roy, të cilët do të shoqërohen nga tre Pokemon startues Paldea.
“Ai do të përfaqësojë gjithçka që [fansët] duan në lidhje me animen Pokemon, duke përfshirë aksionin, aventurën, miqësinë dhe Pokemonin,” thanë producentët.