Filmi më i ri që horror që po bën bujë në Netflix quhet “The Strays”, një film britanik që po cilësohet nga kritikë të ndryshëm si në të njejtën kategori me filmin “Get Out” të Jordan Peele.
Regjizori i këtij filmi, Nathaniel Martello-White, tregon historinë e një gruaje e cila jeton një jetë shumë normale në një qytet të vogël në periferi. Mirëpo, pas pak kohe gjërat ndryshojnë rrënjësisht me shfaqjen e 2 personazheve të panjohur të cilët dëshirojnë të shkatërrojnë jetën e saj dhe gjithçka që ajo ka krijuar.
Pas shikimit të këtij filmi, ndjekësit iu drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur se sa të frikësuar kanë mbetur nga shikimi i këtij filmi gjatë orëve të vona të natës. Njëri prej tyre shkruan: “Nëse ju po mundoheni të fleni mirë sonte, mos shikoni The Strays para se të shtriheni.”
Një tjetër komentues tregon: “Sapo përfundova së pari filmin The Strays në Netflix dhe mendoj se do të jem e frikësuar gjatë gjithë jetës sime, çfarë ishte kjo që pashë!”
Neve është personazhi kryesor në këtë film, një grua e re e cila nuk mund të arratiset dot nga vendndodhja e saj, që përbën temën kryesore të filmit.
Po ju a e keni parë këtë film? Na tregoni mënyrën se si i përjetuat ngjarjet në filmin e ri.