Bashkë-themeluesi i kompanisë Neuralink të Elon Musk, Max Hodak ka postuar një tweet ku tregon se kompania ka pajisjet teknologjike të nevojshme për të krijuar një “Jurassic Park” të vërtetë. Në filmin Jurassic Park, shkencëtarët janë në gjendje të modifikojnë gjenetikisht dinosaurët dhe punojnë për hapjen e një parku për të parë se kur gjërat mund të shkojnë keq.
“Ne me shumë mundësi mund të ndërtojmë Jurassic Park nëse dëshirojmë. Nuk do të kemi dinosaur gjenetikisht autentik, por pas 15 vitesh mbarështimi dhe modifikimi mund të kemi disa specie super ekzotike.” u shpreh fjalë për fjalë Max Hodak.
Qëllimi i Neuralink kur u krijua në 2017, ishte vendosja e kompjuterave brenda në tru për të ndihmuar personat që vuajnë nga Alzheimeri, demenca ose paraliza dhe dëmtimet e palcës kurrizore. Në gusht të vitit 2020, Musk prezantoi Gertrude, një derr me një proçesor të vogël të implantuar në zonën e trurit që kontrollon gojën, dhe ndërkohë që Gertrude ushqehej, një kompjuter regjistronte valët e emëtuara nga çipi duke monitoruar përgjigjjen neurale të saj.