Të jesh Elon Musk nuk paska qenë kurrë e lehtë! Këtë na e vërteton numri i tij i vjetër.
Një 25 vjeçare, shitëse produktesh dermatologjike, ka marrë numrin e tij kur ishte student si rrjedhojë e riciklimit brenda kompanisë dhe mesazhet që po i vijnë janë të çmendura.
Vajza e quajtur Lyndsay Tucker, mori numrin e Musk dhe menjëherë filloi të merrte dhjetra mesazhe dhe telefonata në ditë nga njerëz ngado nëpër botë të cilët kërkojnë të lidhen me sipërmarrësin.
Screenshotet tregojnë shumllojshmëri temash, nga gjymtyrët bionike deri tek punëmarrje në Tesla.
Dikush i shkruante për të blerë në mënyrë direkte motorrin me 4 rrota qe u prezantua gjatë eventit të CyberTruck. Lyndsay u përgjigj “më vjen keq plako Elon nuk e ka më këtë numër.“
Nga njerzit më të thjeshtë deri tek emra të mëdhenj si ish-shefi i Disney Animation John Lasseter i cili shkruan se Tesla që ai sapo ka blerë është e mrekullueshme.
I pyetur për këtë çështje Musk u çudit; “Ai numër është kaq i vjetër, çudi që ekziston akoma“
Tucker nuk ka ndërmend ta heqë qafe numrin por megjithatë jo të gjithëve u kthen përgjigje, varet nga dita thotë ajo.
Nëse je kurioz të lexosh disa mesazhe, ato i gjen duke klikuar këtu.