Tradita është traditë, por jo çdo gjë e re duhet parë si negative. Këtë mendon edhe numri një i tenisit Novak Djokovic, i cili sugjeron se arbitrat anësorë duhen zëvendësuar me teknologji.
Kohët e fundit ylli 33 vjeçar është shprehur kundër këtij pozicioni të fushës, vetëm pak ditë më parë ai goditi aksidentalisht me top në fyt një arbitër anësor.
“Me gjithë respektin për traditën dhe kulturën që kemi në këtë sport, kur vjen puna tek njerzit prezent në fushë gjatë një ndeshje, në këtë kohë avancimi teknologjik, nuk shoh arsye pse secili kampionat në rruzull të mos ketë atë çfarë kishim gjatë tornamentit Cincinnati/New York.”
Sportisti i referohet teknologjisë Hawkeye e gjatë rregullave strikte të Covid19 zëvendësoi syrin human.
Ambicioze si deklaratë, por krejt e logjikshme, saktësia dhe benefitet janë afërmendsh goxha arsye për të bërë kalimin dhe ndoshta me shumë mundësi eventualisht do të vijë ajo ditë.
I vetmi aspekt negativ mbetet fakti se edhe një tjetër profesion i kryer nga njeriu do të vidhet nga Inteligjenca Artificiale.