Një asteroid me shumë mundësi do të kalojë pranë Tokës ditën e shtunë, me 21 gusht. Shpejtësia me të cilën asteroidi 1,4 kilometra i gjerë lëviz është 94,208 km/h dhe largësia ekzakte me Tokën do të jetë 3,427,445 kilometra në pikën më të afërt.
Emri i asteroidit është 2016AJ193 dhe do të fillojë t’i afrohet Tokës rreth orës 17:10 në 21 gusht. NASA e ka klasifikuar këtë asteroid si një asteroid shumë pranë Tokës që mund të jetë potencialisht i rrezikshëm. Për të bërë një observim më të detajuar, astronomët nga NASA do të përdorin një radar nga datat 20-24 gusht.
Megjithatë pas studimit të orbitës së asteroidit u mësua se nuk ka asnjë shanc që ai të përplaset në Tokë. Sipas NASA JPL orbita e asteroidit është tërësisht eliptike dhe rrotullohet rreth Diellit çdo 1,260 ditë ose çdo 5.91 vite.
Siç raportohet nga EarthSky, emri i asteroidit vjen që nga koha kur ai u vu re në 2016.
Për ta vendusr në prespektivë madhësinë e tij, mjafton të imagjinoni se asteroidi është 1.5 herë në i madh se Burj Khalifa dhe 4.5 herë më i madh se Kulla e Eifelit.