Një aplikim për punë i cili ishte plotësuar në 1973 nga ish-CEO i Apple është shitur për $222,400 në një ankand në Londër.
Ky pyetësor i rrallë punësimi doli në shitje në datë 24 shkurt dhe ankandi zgjati për rreth një muaj. Steve Jobs kishte plotësuar këtë pyetësor me shpresën se do të punësohej pasi u largua nga Reed College, në të cilin mori pjesë për 6 muaj. Një vit më vonë në 1974, Jobs iu bashkua Atari si një teknik dhe më pas bashkoi forcat me Steve Wozniak për të krijuar Apple në 1976.
Në dokumentin që u shit para 3 vitesh për shifrën $175,000, Jobs listoi “electronics tech” dhe “design engineer” si aftësitë e tij speciale dhe interesat. Jobs gjithashtu listoi aftësitë e tij në kompjuter dhe makina llogaritëse.
Në të dhënat që jepeshin rreth këtij dokumenti në ankand tregohej se ishte i ruajtur në gjendje shumë të mirë, me një njollë të lehtë dhe ngjitëse të vjetër të tejdukshme në cepin e sipërm. Për të provuar se ky dokument është autentik, bashkë me të vijnë letra dhe çertifikata të vërtetësisë.