Zhytësit kanë zbuluar një thesar të ri të gjetur nga një anije e zhytur në ujrat e mbushur plot peshkaqenë të Bahamas 350 vite më parë. Nuestra Señora de las Maravillas ishte një anije spanjolle e cila u zhyt në very të Bahamas në 4 janar 1656.
Pjesa më e madhe e thesarit u rekuperua deri në vitet 1990, mirëpo përmes pajisjeve të reja teknologjike u bë i mundur zbulimi i artefakteve të reja në anije që nuk ishin prekur asnjëherë që nga fundosja e anijes.
Të përfshira në këtë zbulim ishin disa kavanozë me ullinj, porclean kinez, litarë hekuri së bashku me monedha argjendi dhe ari dhe një mbajtëse e shpatës që i përkiste ushtarit Don Martin de Aranda y Gusman. 3 zinxhirë floriri u rikuperuan gjithashtu dhe 4 varëse të mbajtura nga anëtarët e betuar të Order of Santiago, një grupi kalorësish besimtarë tepër aktiv.
Të gjitha këto zbulime janë tepër unike krahasuar me 3 milionë anije të tjera të fundosura, dhe së shpejti do të shfaqen në një muze të ri në Bahamas për herët të parë duke nisur nga java që vjen.
Anija 891 tonëshe Nuestra Señora de las Maravillas ishte një ish anije ngarkesash e përplasur në Ekuador një vit para se të fundosej përfundimisht.
Fundi i anijes erdhi pasi u përplas me një shkëmb nënujor dhe nisi të fundosej menjëherë. Nga 650 persona që ishin në bord, vetëm 45 arritën të mbijetonin.