Parlamenti portugez ka miratuar disa ligje të reja të cilat kanë si synim t’i mundësojnë punonjësve një balancë më të shëndetshme punë-jetë dhe në këtë mënyrë do të tërheq më shumë “nomadë dixhitalë” në vend.
Sipas legjislacionit të ri të miratuar ditën e premte, punëdhënësit mund të përballen me penalitete nëse kontaktojnë me punonjësit e tyre jashtë orarit të punës. Ky legjislacion u miratua pasi u vu re një rritje e numrit të punonjësve që punojnë nga ambientet e shtëpisë.
Sipas rregullave të reja, punëdhënësit do të detyrohen të paguajnë për shpenzimet ekstra që vijnë si rezultat i punimit nga shtëpia, si përshembull faturat e energjisë elektrike dhe gazit. Partia Socialiste e Portugalsië shtoi gjithashtu se disa rregulla të tjera do të implementohen për të mbështetur punonjësit që punojnë nga shtëpia, si përshembull pengimi i monitorimit të punonjësve nga punëdhënësi dhe sigurimi që punonjësit do të duhet të takohen me “shefin” e tyre të paktën një herë në dy muaj.
Megjithatë jo të gjithë projektligjet e propozuara u miratuan. E ashtuquajtura “E Drejta për t’u ç’lidhur”- një ligj që do t’i jepte të drejtën punonjësve të shkëputnin lidhjen e pajisjeve të punës, nuk u miratua.
“Punimi në distancë mund të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm nëse në përfitojmë prej avantazheve të saj dhe reduktojmë disavantazhet.” tha Ana Mendes Godinho.