Miliona fëmijë në botë janë rritur duke mësuar se në botë gjenden vetëm 7 kontinente dhe 4 oqeane. Mirëpo tani kjo gjë do të ndryshojë.
National Geographic, një nga grupet më të shquara të zhvillimit të hartave, ka lajmëruar zyrtarisht praninë e një oqeani të 5-të. Ky oqean quhet oqeani Jugor qe përbëhet nga i gjithë uji që rrethon Antarktidën. Vendimi për të prezantuar oqeanin e ri përkon me lançimin e Planet Possible, një iniciativë e re nga National Geographic për të informuar dhe inspiruar banorët e Tokës.
Mirëpo çfarë emri do t’I vendoset këtij oqeani?
Zakonisht, ndryshimet në hartat botërore vijnë si rezultat i ndryshimeve politike, por në këtë rast kemi një mapmaker që po bën një përpjekje për të ndryshuar disi planetin. “Oqeanografët me shumë mundësi do të gëzohen nga emri i përdorur në hartat Nat Geo, oqeani Jugor.” tha Angela Fritz.
Pjesë e vendimit të Nat Geo për të prezantuar oqeanin e 5-të është rritja e ndërgjegjësismit dhe dhënja e një statusi të ri të kësaj hapësire. Edhe pse shumë shtete ose organizata e njohën oqeanin Jugor, jo të gjithë kanë të njejtin mendim.
Eksploruesi dhe ambientalisti Jean-Louis Etienne tha se ai ka shpikur një laborator pluskues të dizenjuar specifikisht për të studiuar oqeanin Jugor.