Qeveria e re e Italisë po kërkon të dënojë marrjen me vete të smartphone-ve në klasë përgjatë mësimit për të parandaluar shpërqëndrimin e të rinjve, siç tregohet në një deklaratë të Ministrit të Edukimit Guiseppe Valditara.
Valditara tregoi për Corriere della Sera ditën e mërkurë: “Unë mendoj se një student nuk duhet të futet në klasë me smartphone-in e tij. Ata mund ta lënë smartphone-in në hyrje ose në vende të tjera para se të futen në mësim, nxënësit shkojnë në shkollë për të studiuar, jo për të biseduar.”
Ministri në moshën 61 vjeçare përsëriti gjithashtu propzimin e tij për të hequr “reddito di cittadinanza”, përfitimet për mirëqenien e studentëve të rinj të cilët nuk kanë përfunduar shkollën.
“Këto fëmijë preferojnë të marrin të ardhurat e qytetarëve në vend që të studiojnë dhe të përgatiten për të ndërtuar jetën e tyre dinjitoze.” shtoi Valditara.
Ai tregoi se është moralisht e papranueshme t’i jepet një bonus mirëqenie personave të cilët nuk kanë përfunduar shkollimin e detyruar ose atyre që pavarësisht se kanë marrë një diplomë të shkollës së lartë, nuk punojnë dhe nuk janë përfshirë në aktivitete trajnimi. “Kjo gjë nënkupton legjitimizimin e shpërblimit për shkeljen e ligjit.”
“Reddito di cittadinanza” u prezantua në vitin 2019 dhe është një bonus që i jepet qytetarëve të papunë ose me pagë të ulët, e cila i ndihmon qytetarët të paguajnë për shpenzimet kryesore si qeraja, ushqimet apo faturat.