Pas lajmeve se Microsoft ishte e interesuar në blerjen e Discord, informacionet e fundit tregojnë se bisedimet janë në një stad mjaft të avancuar dhe me shumë mundësi finalizimi do të arrijë muajin e ardhshëm.
Disa persona familjarë me situatën kanë raportuar për Bloomberg më herët gjatë kësaj jave se shuma që do të shkojë drejt pronarëve të Discord do të jetë rreth $10 miliardë dhe se Phil Spencer i Xbox ishte pjesë e diskutimeve.
Në këtë raportim përmendet se Microsoft, me blerjen e Discord, kërkon të arrijë drejt më shumë konsumatorëve midis botës së gaming dhe rrejtit social. Vitin e kaluar gjigandi i teknologjisë tentoi në mënyrë të ngjashme të blinte TikTok, mirëpo nuk arritën të finalizonin këtë proçes.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, Discord do të jetë një tjetër blerje high-profile nga Microsoft, të cilët pak më parë blenë dhe Zeni Max Media për $7.5 miliardë, duke tërhequr studio development si Arkane, Bethesda dhe id Software bashkë me to në këtë proçes.