Për shumë prej nesh, ideja më gjeniale që kemi pasur kur jemi të dehur është “duhet të porosisim pica“. Por kur Mark Zuckerberg u gjend në një situatë të tillë, ai shpiku “poke”, shërbimin e Facebook që është edhe gjëja më krijuese që Facebook ka bërë – dhe një nga më të çuditshmit.
Poke ishte një nga shërbimet më të hershme të Facebook, të cilën Zuckerberg e lançoi në kolegj në 2004 si Facebook. Dërgimi i një “poke” thjesht nis një njoftim se “ky person të ka bërë poke”. Ky veprim mund të ketë shumë interpretime: mund të jetë flirt, mund të jetë miqësore, mund të jetë thjesht e çuditshme në mënyrë të pakuptueshme.
Në vitin 2005, kur Facebook përdorej vetëm nga studentët, “CBS Sunday Morning” publikoi një segment rreth themeluesve të rinj të teknologjisë, duke përfshirë krijuesin e browser-it Firefox dhe një të ri të quajtur Mark Zuckerberg. Në intervistë, Zuckerberg i përshkruan gazetarit të teknologjisë David Pogue se si funksionon Facebook.
“Ekziston ky shërbim i quajtur “poking” ku thjesht shkoni në profilin e dikujt dhe mund t’i bëni poke këtij person. Dhe, si, çfarë bën kjo? Asgjë. Ai u dërgon atyre një mesazh, “You’ve been poked”. Dua të them, është sikur, e kam menduar kur isha i dehur apo diçka tjetër. Dhe njerëzit me të vërtetë pëlqejnë të bëjnë poke me njëri-tjetrin për disa arsye që nuk mendoj se dikush mund ta shpjegojë vërtet.”