Para disa kohësh krijuesi i Squid Game, Hwang Dong-hyuk tha se “është shumë e lodhshme të mendosh për krijimin e një sezoni të ri”. Më pas, kur popullariteti i këtij show arriti majat, duke u bërë seriali më i ndjekur në Netflix, mendimi i tij ndryshoi. Jo vetëm që Dong-hyuk konfirmoi praninë e sezonit të 2-të, mirëpo tashmë ai është në diskutime e sipër me Netflix për zhvillimin e një sezoni të 3-të.
“Unë jam në diskutime me Netflix mbi sezonin e 2-të dhe të 3-të.” tregoi Hwang për median koreane KBS. “Ne do të arrijmë në një konkluzion së shpejti, pasi e dimë shumë mirë se njerëzit po na presin me padurim.”
Kjo është hera e parë që Hwang Dong-hyuk ka përmendur praninë e sezonit të 3-të. Ne jemi shumë kurioz të dimë se për çfarë do të flitet në këtë sezon, pasi për sezonin e dytë Hwang tregoi disa detaje.
“Une ju premtoj. Gi-hun do të kthehet. Ai do të bëjë diçka për botën.” Mirëpo çfarë do të bëjë Gi-hun?
“Sezoni i dytë do të përqëndrohet mbi Gi-hun. Ai do të takojë shumë persona dhe njerëz të cilët do ta ndjekin vazhdimisht.” Në tetor ai tregoi se ishte i interesuar për të përfshirë më tepër këndvështrimin mbi rolin e policisë në vendlindjen e tij gjatë këtij sezoni.