Presidenti Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv ditën e enjte duke shtuar ndalimin e mëparshëm nga ana e Trump për investimet amerikane drejt kompanive kineze që kishin lidhje me ushtrinë e Kinës.
Tashmë në listën e kompanive kineze të “kufizuara” numri ka shkuar nga 48 në 59. Në këtë urdhër përfshihen dhe kompanitë që krijojnë pajisje teknologjike të monitorimit, të cilat përdoreshin kundër minoriteteve myslimane në Kinë. Kjo lëvizje tregon se Biden planifikon të ruajë një qëndrim të ngjashëm me atë të administratës Trump kundër kompanive kineze.
Megjithatë, ky ndalim nuk përfshin kompanitë DJI, WeChat dhe TikTok, dhe pse ato dyshoheshin se kishin lidhje me ushtrinë kineze. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregoi për Yahoo News se ato presin që në muajt në vijim lista të shtohet me disa kompani të tjera.
Për sa kohë që ky urdhër ekzekutiv të qëndrojë, amerikanët do ta kenë të ndaluar të invesotjnë në këto kompani kineze. Për sa i përket investitorëve aktualë, atyre do t’u jepet një periudhë 1 vjeçare për të zhvendosur pasurinë e tyre.