Nëse ju keni fëmijë e dini se duhet të jeni gjithmonë të gatshëm të veproni në situata emergjente. Fillimisht ne duhet t’i tregojmë fëmijëve një mënyrë se si të na lajmërojnë në raste kur ndihen të pasigurtë.
Shumica e fëmijëve mbajnë një smartphone në xhepat e tyre, por ndonjëherë ato mund të mos kenë mundësinë të bëjnë një telefonatë. Pikërisht në këto raste nevojitet një “emoji sekret”. Në raste emergjente, një emoji ngre shumë herë më pak dyshime rreth situatës se përshkrimi me fjalë, dhe fjalët mund të kuptohen kur fëmija juaj po përndiqet nga dikush.

Prandaj një tjetër mënyrë lajmërimi përveç telefonatave direkte është dhe përzgjedhja e një emoji që ka kuptim sekret midis jush dhe fëmijëve tuaj.
Kur ju zgjidhni një “emoji sekret”, sigurohuni që të jetë një emoji që mbahet mend lehtësisht, por jo një emoji që e përdorni shpesh në familjen tuaj, pasi mund të shkaktojë konfuzion të panevojshëm. Opsioni më i favorshëm duket të jetë përdorimi i emoji-ve me kafshë, sidomos ato më ekzotike.
Sapo të vendosni se cilën emoji do të përdorni për të sinjalizuar një emergjencë, diskutojeni atë me fëmijët tuaj dhe rastet kur ato duhet ta përdorin emoji-n.