Industria e reklamimit, medias dhe internetit paraqitën ankesa kundrejt Apple Inc me pretekstin se opsionet e reja të sigurisë në iPhone prezantojnë një abuzim dhe shkelje të ligjit të konkurrencës.
Ankesa e bërë në German Federal Cartel Office erdhi menjëherë pasi Apple prezantoi një app tracking blocker i cili pengon marrjen e informacioneve nga aplikacionet që ne përdorim.
Ky ndryshim mund të sjellë dëme kolosale në tregun e reklamimit në smartphone që ka një vlerë prej $100 miliardë, pasi pritet që shumica e përdoruesve të ndalojë ndjekjen nga aplikacioni nëpërmjet notification pop-up që shfaqet në momentin kur instalojmë një aplikacion.
Apple i refuzoi argumentet e këtyre kompanive duke thënë se këto opsione të reja mbrojnë fuqimisht privatësinë e përdoruesit, e cila përshkruhet si një e drejtë humane e mbrojtur nga ligjet evropiane.
“Të dhënat e përdoruesve i përkasin atyre dhe ato janë të vetmit që mund të vendosin për shpërndarjen e këtij informacioni me kompani të tjera.” u shpreh Apple nëpërmjet një deklarate.
Në 17 mars një kërkesë e ngjashme në Francë nga reklamuesit për ndalimin e shërbimit App Tracking Transparency të Apple u refuzua. Ky ishte vendimi i parë i këtij lloji në Evropë.