Netflix ka vendosur që të krijojë një film të ri horror të titulluar Choose or Die, i cili bazohet në lëshimin e një mallkimi djallëzor nga një lojë e vjetër. Në këtë film mund të vëmë re një kombinim të Jumanji, Hunter x Hunter dhe Black Mirror: Bandersnatch, me plot skena të frikshme dhe ulërima.
Në Choose or Die, një koduese e re gjen një lojë të vjetër në mes të një grumbulli dhe mundohet të fitojë çmimin më të lartë të lojës. Mirëpo shumë shpejt ajo zbulon se kjo lojë nuk është një lojë e zakonshme, por e mallkuar. Pyetjet të cilat shfaqen brenda kësaj loje shndërrohen në realitet dhe vendimet e marra nga vajza fillojnë të jenë vdekjeprurëse.
Nga trailer-i mund të shikojmë që dy nga aktorët kryesorë që marrin pjesë në këtë film janë Iola Evans dhe Asa Butterfield.
Nëse ju dëshironi ta ndiqni këtë film duhet të prisni deri në datën 15 prill. Mos u shqetësoni, pasi ju nuk do t’ju duhet të zgjedhni, vetëm të shijoni filmin.