FIFA ka vendosur të marrë masat e duhura për të adresuar thyerjen e protokolleve gjatë finales së Kupës së Botës nga shefi i mirënjohur Salt Bae, i cili arriti të shkrepte një fotografi ku mbante trofeun.
Nusret Gökçe është parë gjatë mbrëmjes së organizimit të finales me presidentin e FIFA Gianni Infantino, më pas duke u futur në fushë dhe duke shkrepur fotografi me lojtarët e ekipit të Argjentinës, duke përfshirë këtu dhe Leo Messi-n pas përfundimit të ndeshjes.
Pas publikimit në Twitter të videove dhe fotografive të shefit të famshëm me Kupën e Botës, fansat e futbollit ishin tepër të inatosur dhe kërkuan nga FIFA që të merrte masa ndaj tij.
WATCH: Salt Bae has enraged football fans by ‘harassing’ Lionel Messi after Argentina’s World Cup win pic.twitter.com/JMuv8Ux97z
— Evening Standard (@EveningStandard) December 19, 2022
FIFA e cilëson trofeun si një “ikonë të paçmuar” e cila mund të preket apo mbahet vetëm nga një grup i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen fituesit e kompeticionit dhe krerët drejtues të shtetit përkatës.
“Pas një rishikimi, FIFA ka punuar për të kuptuar se si individë të caktuar arritën të përfitonin akses në fushë pas ceremonisë mbyllëse në stadiumin Lusail në 18 dhjetor. Do të ndërmerren masat e nevojshme të brendshme.” tregon FIFA përmes një deklarate.
Salt Bae ishte një i ftuar i rregullt i FIFA me akses në zonën VIP gjatë finales së Kupës së Botës.