Elon Musk i është kundërpërgjigjur Jeff Bezos pasi Blue Origin bëri një kërkesë të veçantë drejt NASA lidhur me kontratën e fituar nga SpaceX për transportimin e astronautëve në Hënë, duke vazhduar “luftën” me fjalë mes dy kompanive.
Blue Origin po shpresonte se NASA do të paguante dy kompani për realizimin e projektit, por për shkak të problemeve me fondet ato zgjodhën që projekti të realizohet nga ofruesi me koston më të ulët, SpaceX. Për të ndërruar vendimin e NASA, Blue Origin ofroi të hiqte dorë nga miliarda dollarë duke thënë se ishin tepër fatlumë që gjenden në një pozicion për ta bërë këtë kërkesë.
![This appeal, that accused NASA of 'moving the goalposts at the last minute,' was denied by officials, prompting Musk to say: 'If lobbying and lawyers could get u to orbit, Bezos would be on Pluto [right now]'](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/08/12/16/46606435-9887583-This_appeal_that_accused_NASA_of_moving_the_goalposts_at_the_las-a-11_1628783800003.jpg)
NASA e refuzoi kërkesën e Blue Origin dhe Elon Musk nuk ka ngurruar aspak për të thënë në Twitter se :”Nëse lobimi dhe avokatët do të dërgonin në orbitë, Bezos do të ishte në Pluton tashmë”. Ai bëri gjithashtu një tweet ku falenderonte të gjithë zyrtarët në qeveri që nuk u tunduan pavarësisht presionit të lartë për të vepruar ndryshe.
Gjithçka filloi në prill të 2020 kur NASA tregoi se do të jepte 3 kontrata për zhvillimin e një sistemi ulës për Blue Origin, SpaceX dhe Dynetics. Në misionin Artemis që do të zhvillohet në 2024 do të marrin pjesë 4 astronautë, të cilët do të shpenzojnë një javë në sipërfaqjen e Hënës.

