Elon Musk do të përfitojë tashmë disa nga informacionet ekstra që kishte kërkuar nga Twitter në betejën gjyqësore kundër tij, madje ai po përpiqet që të marrë akoma dhe më tepër informacione.
Kathleen St. Jude McCormick vendosi ditën e hënë që Twitter të plotësojë disa nga kushtet për dhënien e informacioneve në drejtim të Musk. Mirëpo avokatët e Musk kërkuan që të dorëzoheshin dokumenta nga 22 punonjës të tjerë në Twitter që kishin informacione mbi proçesin e kompanisë në analizimin e pranisë së bots në platformë. Twitter ka dorëzuar informacione nga 41 punonjës të kompanisë që ishin pjesë e kësaj beteje gjyqësore.
Musk tashmë po kërkon të forcojë Twitter të dorëzojë më tepër informacione në lidhje me të dhënat e përdorueve dhe metodat e analizimit të këtyre të dhënave. Ai tregoi disa muaj më parë se Twitter kishte refuzuar të dorëzonte të gjithë informacionet që ai kishte kërkuar.
Dhe pse Musk kërkoi që dokumentat të dorëzohen nga shumë personat të tjerë, gjyqtarja vendosi që ato të dorëzohen vetëm nga Kayvon Beykpour, ish menaxheri i përgjithshëm për klientët në Twitter. Ai ka punuar në Twitter për 7 vite në këtë pozicion, dhe gjyqtarja beson se ai ka informacionin e nevojshëm që i nevojitet Musk.