Ndotësit në ambientin që jetojmë apo në vendin e punës, së bashku me disa risqe natyrale, kanë një impakt të madh në shëndetin tonë, madje disa herë deri në zhvillimin e kancerave sipas një raportimi nga EEA “Beating cancer – the role of Europe’s environment”.
Me më tepër se 3 milionë pacientë të rinj dhe 1.3 milionë vdekje çdo vit në BE, kanceri jo vetëm sjell probleme shoqërore, por edhe ekonomike, pasi vetëm në 2018 mendohet se janë shpenzuar rreth $178 miliardë për kurimin e tyre.
Shumica e këtyre risqeve ambientalë mund të reduktohen duke parandaluar ndotjen dhe duke ndryshuar sjelljen, sipas sstudimit të EEA. Reduktimi i ekspozimit ndaj risqeve është një metodë efektive dhe jo e kushtueshme për të reduktuar rastet me kancer dhe vdekjet e shoqëruara.
Për herë të parë EEA studioi lidhjet midis kancerit dhe ambientit, duke marrë provat më të reja mbi ndotjen e ajrit, elementit kimik radon, rrezatimit UV, tymit dytësor dhe kimikateve. Në këtë raport tregohet se rreziku që zhvillimi i kancerit të jetë i lidhur me këto ndotës është 10%.
Ndotja e ajrit është e lidhur me 1% të të gjithë rasteve me kancer në Evropë, dhe shkakton 2% të vdekjeve. Radoni dhe rrezatimi UV kontribuojnë në 2% dhe 4% respektivisht të rasteve me kancer në Evropë. Ekspozimi ndaj tymrave dytësorë mund të rrisë riskun e përgjithshëm për të gjithë kancerët me 16% tek personat që nuk konsumojnë duhan.
Asbesti është gjithashtu një karcinogjen mjaft i njohur, i cili dhe pse është ndalur që në vitin 2005, është ende present në ndërtesa. Asbesti mendohet të jetë përgjegjës për 55-88% të kancerëve të mushkërive.