Kompania luksoze e modës, Balenciaga, ka nxjerrë në shitje një linjë të re veshjesh, ku secila prej tyre kushton të paktën $100 më tepër se një konsolë PS5.
Linja e re, e krijuar në bashkëpunim me Sony, përfshin dy bluza me mëngë të shkurtra dhe një hoodie. Hoodie kushton $875, ndërkohë që bluzat kushtojnë $200 dollarë më pak, “vetëm” $675.
Nëse ju do të blinit një PS5 në vend të bluzave, do të kursenit disa para, pasi çmimi zyrtar i PS5 është $499.
Bluzat me mëngë të shkurtra janë të aksesueshme në ngjyrën e zezë ose të kuqe, me një tekst të printuar Balenciaga në font-in klasik të PlayStation dhe një dizajn “nov 2020 collection”, që i referohet datës kur kjo konsolë doli në shitje. Hoodie ofrohet vetëm në ngjyrën e zezë, me të njejtin dizajn. Ndryshimi i vetëm është se ka një logo të printuar në fundin e mëngëve.
Të gjitha këto produkte janë 100% pambuk, pra të paktën këto produkte kaq të shtrenjta do të jenë të butë me lëkurën. Sigurohuni që t’i lani në ujë të ftohtë, pasi askush nuk do të dëshironte që bluza $675 të zvogëlohej.