Kompania e investimeve Breakthrough Energy Ventures (BEV) e Bill Gates sapo ka lajmëruar se do të investojë $12 milionë në një kompani australiane që ka si qëllim reduktimin e emëtimeve të metanit, kryesisht nga lopët.
Rumin8 tregoi ditën e martë se ka mbylluyr fazën e dytë të grumbullimit të fondeve, duke siguruar $17.7 milionë. Për të ulur emëtimet e metanit në ajër, që çlirohet gjatë proçesit të tretjes së ushqimit, Rumin8 po zhvillon një ushqim për kafshë që përdor si produkt kryesor algat e detit. Ky ushqim do tw bwjw tw mundur qw lopwt tw kenw mw pak gogwsira dhe gazra gjatw tretjes.
Kompania planifikon të përdorë $12 milionë për testimin e produkteve dhe ndërtimin e një fabrike për prodhimin e këtij ushqimi. US Enviromental Protection Agency tregon se metani është gaz 25 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit në mbajtjen e nxehtësisë brenda në atmosferë.
Blegtoria në mbarë botën kontribuon në emëtimin e 15% të gazeve serrë, prandaj gjatë kohëve të fundit kemi parë tentativa të reja për të ulur këtë emëtim.
BEV nuk është kompania e vetme në botë që po mbështet uljen e emëtimeve të metanit në atmosferë. Gjatë javës së kaluar, gjigandi francez Danone u zotua të ulte emëtimet e metanit me 33% në fermat që e furnizojnë kompaninë me qumësht deri në fund të kësaj dekade.