Halloween është vetëm 46 ditë larg, dhe nëse ju nuk keni gjetur akoma një kostum për të veshur, Among Us ka menduar për ty.
Ata kanë prezantuar disa veshje qesharake të fryra, të cilat me shumë mundësi do të bëjnë të tjerët rreth jush të mendojnë se ju nuk jeni një person i dyshimtë. Mjafton ta shikoni vetë.
roll up into the finest establishments with our new Among Us costumes ?✨ @toikido1
u can grab these on Amazon, Walmart, HMV, and other retailers globally! BE!! THE SPACEBEAN!!! pic.twitter.com/9LVvKBzvwM
— Among Us (@AmongUsGame) September 15, 2021
Këto kostume vijnë në 2 madhësi, në madhësinë për fëmijë dhe për adultë, dhe në 4 ngjyra të ndryshme. Në të gjenden 2 gropa për krahët tuaj, dhe pse lëvizshmëria e duarve nuk është perfekte në këtë kostum. Për t’u kamufluar më mirë sigurohuni që të vishni një bluzë që i përshtatet ngjyrës së kostumit.
Veshja për adultë ka një maskë me efekt pasqyrues për t’ju ndihmuar që të fshihni identitetin tuaj, ndërsa versioni për fëmijë është i pajisur me një rrjetë.
Çmimi i kostumeve për të rritur në Amazon është $49.99, por për fat të keq ato janë shitur që të gjitha. Për kostumet për fëmijë nuk shfaqej asnjë informacion rreth çmimit ose gjendjes. Megjithatë Among Us lajmëroi përmes një tweet-i se kostumet do të mund të blihen në Walmart, HMV dhe në dyqane të tjera përreth botës.