Një projekt i ri i mbështetur nga qeveria australiane kërkon të përdorë urinën humane si mjet për fertilizimin e bimëve dhe fushave në parqet publike të qyteteve.
Për të përmbushur planin e tyre, gjatë këtij testimi do të instalohen banjo publike të ndryshme në parqe, të cilat do të përdorin teknologji për ndarjen e lëndëve ushqyese të mira të urinës nga ato të padëshiruara për ripërdorim.
Përdorimi direkt i urinës nuk është i rekomanduar për bimët për shkak të prezencës së molekulave aktive organike, prandaj nevojitet sistemi i filtrimit.
Urina përmban makronutrientë të rëndësishëm si kaliumi, fosfori dhe azoti, që janë të nevojshëm për rritjen e bimëve, pra janë element të shkëlqyer për ushqimin e bimëve. Prandaj, në vend që të kërkohet në atmosferën e Tokës për këto kimikate, mjafton të bëhet një përpunim i urinës për t’i përfituar ato në një mënyrë fare të lehtë.
Fillimisht ky testim pritet të zhvillohet në parqet publike në Sidnej dhe Brisbane, por autoritetet kërkojnë të shikojnë reagimin e publikut ndaj këtij projekti.
Ky projekt po zhvillohet nga Cities Research Institute (CRI) në Australi. Studiuesja Cara Beal e quajti urinën e njerëzve si një “thesar me nutrientë të artë” që mund të ndihmojnë në rritjen e të korrave që ne konsumojmë.