Një objekt misterioz u përplas në planetin Jupiter gjatë kësaj jave, duke shkaktuar kështu një ndriçim të fortë që zgjati pothuajse 2 sekonda. Kjo përplasje fatmirësisht u regjistrua nga një astronom amator që gjendej 616 milionë kilometra larg saj, në Tokë.
Astronomi gjerman, Harald Paleske po vështronte hijen e hënës së Jupiterit, Io, që po krijonte një eklips në atmosferën e planetit, ndërkohë që ndodhi përplasja. “Një dritë e fortë më surprizoi” tha ai për Space Weather. “E vetmja gjë që mund ta shkaktonte atë ndriçim mund të ishte një përplasje.”
Nëse kjo gjë konfirmohet, do të ishte impakti i 8-ë i regjistruar në këtë planet, kur i pari u identifikua në 1994. Pasi pa dritën e fortë, Paleske tha se ai sipa të gjitha frame-t e kapura me shpresat se do të zbulonte se çfarë e kishte shkaktuar këtë ndriçim. Jupiteri goditet dhjetëra ose qindra herë gjatë një viti nga asteroidët dhe shërben si një bllokadë për objektet që vijnë në drejtim të Tokës.
A new impact flash has been discovered on Jupiter by Brazilian observer Jose Luis Pereira – the flash occurred at Sep 13th, 22:39:30 UTC. It looks quite a bright one. Follow up images of this region will be useful to see if any dark scar was left following the event. pic.twitter.com/LL9rDGvodm
— Damian Peach? (@peachastro) September 14, 2021
Megjithtë regjistrimi i një eventi të tillë është shumë e rrallë. Për fat të mirë dhe një tjetër astronom e ka regjistruar këtë përplasje. Jose Luis Pereira nga Brazili tha: “Në videon e parë unë vura re një ndriçim ndryshe në planet, por nuk i vura shumë rëndësi pasi mendova se do të ishte diçka normale. Rezultatet i pashë vetëm në datën 14, kur programi më lajmëroi për probabilitetin e lartë të impaktit.”