Gjigandët e Silicon Valley, si Apple, Google dhe Microsoft janë kompanitë më fitimprurëse në SHBA, duke përfituar më tepër se $1,000 në çdo sekondë. Ndërkohë që ju lexoni këto dy fjali, kompanitë kanë përfituar më tepër se $10,000.
Apple gjendet në krye të listës si biznesi më fitimprurës në SHBA, duke gjeneruar rreth $152 miliardë në ditë, pra $1,752 për çdo sekondë. Fitimet më të mëdha vijnë nga këto produkte: 55% iPhones, 10.1% Macs, 8.7% për iPad dhe Apple Watch dhe 18% nga shërbimet.
Rroga mesatare e një familje në SHBA është $79,900, gjë që tregon se atyre do t’i duhet të punojnë rreth 1,895 vite për të fituar aq sa Apple fiton në një ditë.
Microsoft dhe Alphabet (kompania mëmë e Google) përfitojnë gjithashtu më tepër se $1,000 në sekondë. Kompania e themluar nga Bill Gates përfiton dhe $150 më tepër se Google, duke arritur shifrën $100 milionë në ditë.
Në Microsoft cloud computing, personal computing dhe produktiviteti i biznesit sjellin më tepër se 1/3 e përfitimeve, ndërkohë që Google gjeneron pjesën më të madhe të parave përmes reklamimit dhe Android, Chrome, Google Maps dhe YouTube.