Apple ka kërcënuar të gjithë punonjësit e kompanisë duke thënë se do të marrë masa ndaj personave që nuk shfaqen në zyrë për të paktën 3 ditë në javë.
“Apple po ndjek pjesëmarrjen e punonjësve (përmes regjistrimeve të badge) dhe do t’i japë paralajmërime tepër të forta punonjësve që nuk vijnë në zyra për të paktën 3 ditë në javë.” tha redaktorja e Platformer, Zoe Schiffer. “Në Apple, disa nga organizuesit tregojnë se mosrespektimi i këtij rregulli mund të çojë deri në pushimin nga puna, por me sa duket kjo nuk është një politikë që do të ndiqet në të gjithë sektorët e kompanisë.” shtoi ajo.
Verën e kaluar Apple i kërkoi të gjithë punonjësve të korporatës që të punonin nga zyrat në ditët e përzgjedhura (e martë, e premte dhe një ditë e përzgjedhur nga menaxheri) duke nisur nga data 5 shtator.
Are you an office-based Apple employee? Are you less than thrilled with the RTO mandate? Sign the petition, lets stand together. #appletogether https://t.co/KO0Y0rGvQB
— AppleTogether (@AppleLaborers) August 22, 2022
Megjithatë një grup punonjësish të quajtur “Apple Together” detyruan kompaninë që të shtynte planin për rikthimin në zyra duke shpërndarë një peticion në Twitter. Argumenti kryesor i tyre ishte se punonjësit kishin bërë një punë mjaft të mirë përgjatë dy viteve të punimit nga shtëpia.
Megjithatë, CEO Tim Cook lajmëroi sërisht në mars të 2022 se do të niste ekzekutimi i planeve mbi formën hibride të punimit.