Disa makthe mund të duken tepër të përgjithshme, si përshembull kur armiku juaj po ju ndjek, kur autobuzi ju ikën para këmbëve, apo kur futeni në një provim pa mësuar.
Megjithatë ëndrrat nuk ndryshojnë vetëm nga personi në person, por edhe nga shteti në shtet. Ky zbulim është bërë pas analizimit të të dhënave të marra nga Google Search. Në Mbretërinë e Bashkuar, bletët janë shumë herë të pranishme në ëndrrat e këqija, të cilat tregojnë për një ankth social.
Nga ana tjetër në SHBA duket se njerëzit kanë makthe që përfshijnë vizitën tek okulisti, rënien e gishtërinjve dhe luajtja e instrumentit të tubës. Ekspertët tregojnë se këto ëndrra sinjalizojnë frikën nga vëmendja e padëshiruar.
Në Australi, normalisht, pjesa më e madhe e ëndrrave janë të fokusuara në natyrën dhe gjallesat e ndryshme si insektet, gjarpërinjtë apo katastrofat klimatike. Në Gjermani, të rriturit kanë makthe rreth udhëtimit, e cila tregon praninë e ankthit të qytetarëve rreth të ardhmes së tyre.
Në Francë ka shumë njerëz që kanë makthe rreth FaceTime, ndërkohë që italianët shohin makthe të lidhura me ushqimin.
Rex Isap nga Happy Beds, i cili drejtoi këtë studim tha: “Është e rëndësishme të dijmë se shumica e ëndrrave janë thjesht proçesimi i ndjenjave të jetës tuaj të përditshme nga truri juaj dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.”