Një lajm shumë i bukur na kthen botën përmbys dhe krejt papritur 2020 nuk është më aq e zezë. Ndër kaq shumë ndodhi globale ky vit do të mbahet mend edhe për rikthimin e Borat!
Borat: Cultural Learnings of America for Make Benefit Glorious Nation of Kazakhistan. Nuk është ese por është vetë titulli i serisë së dytë të kryeveprës origjinale nga Sacha Baron Cohen.
Filmi mesa duket është xhiruar në prag të lirimit të karantinës me një ekip minimal. Dhe për hir të së vërtetës pamje amatore të tijat teksa i jep makinës në karakter kanë qarkulluar nëpër internet, por askujt nuk ia merrte mendja që do ta shihnim kaq shpejt.
Baron Cohen është i njohur për të qënit kontravers në filmat e tij. Përkushtimi i të qëndruarit në rol dhe filmimi në jetën reale e ka futur atë shpesh në telashe, ndaj edhe ky projekt mesa duket nuk bën përjashtim.
Sipas anëtarëve të ekipit, gjatë xhirimeve si brenda USA por edhe jashtë saj ka pasur disa momente ku aktorit i është dashur të lëvizë me antiplumb. Duke njohur Cohen por edhe filmat e tij që qëndrojnë në një teh të hollë midis komedisë dhe provokimit, me shumë mundësi do të shohim përsëri disa të vërteta të thëna troç.
Filmi do të ketë premierë në Amazon Prime dhe do të jetë i disponueshëm në të 240 shtetet ku ka abonentë.