Autoritetet e New York City dhe organizatorët e Anime NYC po kërkojnë që secili prej pjesëmarrësve, artistëve apo anëtarëve të stafit të testohen për COVID-19, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me variantin Omicron. Omicron është një variant i ri i koronavirusit me origjinë nga Afrika e Jugut.
Guvernatorja e New York, Kathy Hochul tha se në këtë shtet gjenden vetëm 5 raste të konfirmuara me këtë variant të COVID-19. Të gjithë personat e infektuar me këtë variant raportohet të kenë patur simtoma shumë të lehta, madje dhe personi që mori pjesë në Anime NYC raportohet se është përmirësuar.
The Anime NYC team was notified today that one of this year’s attendees tested positive for the Omicron variant of COVID-19. According to the Minnesota Department of Health, the attendee developed mild symptoms on November 22, was tested on November 24, and their >> pic.twitter.com/AqpJuLIjTQ
— Anime NYC (@animenyc) December 2, 2021
Për personin nga Minnesota. Departamenti i Shëndetësisë thotë se ai ishte vaksinuar më parë dhe zhvilloi disa simptoma të lehta ditën pas konventës së organizuar në New York. Ai nuk kishte fluturuar jashtë SHBA gjatë kësaj kohë, gjë që sugjeron se ai mund të jetë infektuar në Anime NYC.
“Të gjithë personat që morën pjesë në konferencën Anime NYC, sidomos personat që po shfaqin simptoma të ndryshme, duhet të testohen menjëherë dhe të marrin masa parandaluese duke përfshirë këtu dhe distancimin social.” tregon kryetari Bill de Blasio. “Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, të mbajnë maskën në ambientet e brendshme që të ndihmojnë qytetin në betejën me virusin.”