Prodhuesi i smartphone-ve Xiaomi po planifikon të futet në industrinë e makinave elektrike. Sipas informacioneve të fundit, ata do të përdorin fabrikën Great Wall Motor për të prodhuar makina elektrike në emrin e Xiaomi.
Këto makina më pas do të tregtohen në tregun e shumicës, në përputhje me strategjinë e kompanisë për produktet e saj elektrike. Xiaomi për momentin prodhon skutera elektrik që përdoren nga kompanitë që i japin me qera në të gjithë botën.
Ortakëria mes Xiaomi dhe Great Wall Motor pritet të publikohet javën e ardhshme, sipas Reuters.
Kompania kineze është prodhuesi i 3-të më i madh në botë, me 11.2% të tregut. Në janar Xiaomi pa një frenim kur administrata e presidentit Trump futi këtë kompani në listën e zezë, duke parandaluar qytetarët amerikanë të investonin në të pas pretendimeve se ishin të lidhur me ushtrinë kineze. Mirëpo një gjyqtar federal dha urdhër për ndalimin e këtij pengimi nga SHBA.