Volkswagen sapo zbuloi disa detaje rreth mikrobusit ID Buzz, koncepti i të cilit u bë publik për herë të parë në 2017.
Versioni bazë i kësaj makine elektrike me shumë mundësi do të ketë aktive gomat e pasme dhe do të ofrojë 200 kuaj fuqi, ndërsa një version më i fuqishëm i saj do të ofrojë deri në 300 kuaj fuqi.
Në Europë versioni komercial, që fillimisht u prezantua si Buzz Cargo, do të ketë sensorë dhe software që do të do të bëjnë të mundur veprimin autonom të saj . Ky model do të vijë pas lançimit të modelit fillestar dhe me shumë mundësi do të jetë makina e parë self-driving nga Volkswagen, e cila ka nën drejtim dhe kompani të tjera si Audi, Skoda dhe Porsche.
ID Buzz do të jetë një rikujtim i makinës ikonike që kompania shiti në Amerikën e Veriut midis 1950 – 1980. Kur ajo të lançohet do të shoqërohet nga 3 makina të tjera elektrike si ID 3, ID 4 si SUV kompakt dhe ID 5 coupe. Në tregun e Kinës mund të ketë një ID 6 në të ardhmen.