As vetë Tesla nuk e kishte parashikuar se tremujori i fundit i 2019 do të ishte një sukses i paparë për makinat e shitura.
Një periudhë më parë, kompania rregjistroi 97,000 shitje dhe synimi tani ishte për 100,000.
Në një deklaratë për shtyp, Tesla konfirmon se në periudhën Tetor-Nëntor-Dhjetor ka shitur 112,000 makina dhe i gjithe viti 2019 është mbyllur me 367,500 makina të shitura, 50% më shumë se një vit më parë.
Raporti i tremujorit te katert:
- Model S/X: 17,933 makina të prodhuara dhe 19,450 të dorëzuara
- Model 3: 86,958 makina të prodhuara and 92,550 të dorëzuara
- Total: 104,891 makina të prodhuara and 112,000 të dorëzuara
Menjëherë pas publikimit të këtyre rezultateve, Tesla është vlerësuar 2% më shumë në bursë.