Përmes një serie tweet-esh ditën e shtunë, Elon Musk ka lajmëruar se Tesla do të ndalojë përfshirjen e kabllit karikues në makinat e tyre. Me sa duket plani i Apple për mospërfshirjen e karikuesve në kutinë e iPhone-ve ka inspiruar jo vetëm industrinë e smartphone-ve, por tashmë dhe atë të makinave.
Apple vendosi të mos i përfshinte më karikuesit në kutia pasi kjo gjë do të kishte një impakt mjaft të rëndësishë mjedisor, duke bërë që kompania të prodhojë më pak mbetje elektronike dhe paketimi të jetë sa më i vogël. Dhe Musk përdori të njejtin justifikim, duke thënë se përfshirja e kabllit dukej sikur ishte një shpërdorim, pasi vuri re se vetëm një përqindje e vogël e tyre po përdorej.
Përdoruesit e iPhone-ve mund ta kenë një karikues të vjetër në shtëpi, mirëpo përdoruesit e Tesla nuk e kanë këtë luks. Musk tregoi se karikuesja “shumë e ngadaltë”, e cila karikon vetëm pak kilometra në orë, nuk preferohet nga përdoruesit, të cilët e karikojnë makinën në Tesla Supercharging Stations, ose nëpërmjet një karikuesi me kapacitet më të lartë në shtëpi që kushton $495. Megjithatë ky kabull mund të përdorej kur ju jeni larg nga shtëpia apo nga një stacion karikimi publik.
Based on feedback received, we will drop mobile connector price to $200 & make it easy to order with car.
Note, mobile connector is not needed if you have a Tesla wall connector or to use Superchargers.
Recommend installing Tesla wall connector well before car arrives.
— Elon Musk (@elonmusk) April 17, 2022
“Bazuar në feedback-un e marrë, ne do të ulim çmimin e kabllit karikues në $200 dhe do ta bëjmë më të lehtë për ju që të blini këtë makinë.” tha Musk në Twitter.