Studentët e shqetësuar nga ndotja ambientale në Holandë kanë zhvilluar një “furgon kampingu tërësisht të pavarur që karikohet nga energjia diellore”.
Ky furgon, i quajtur Stella Vita, siguron energji të mjaftueshme për të lëvizur, për të bërë një dush të ngrohtë, për të parë TV dhe për të gatuar një ushqim të shëndetshëm falë paneleve të saj diellore që gjenden në pjesën e sipërme.
Në këtë projekt kanë kontribuar mbi 20 studentë nga ekipi Solar Team Eindhoven në Eindhoven University of Technology në Holandë. I njejti ekip do të zhvillojë një tur prej 3,000km me këtë furgon në të gjithë Evropën. Ato do të ndalojnë në qytete të ndryshme për të reklamuar projektin e tyre.
“Teknikisht, në nuk e konsiderojmë automjetin tonë ‘furgon kampingu’, por një ‘shtëpi e pavarur me rrota’.” u shpreh Lotte van Dasler, pjesë e Solar Team Eindhoven.
“Ne jemi të pavarur për sa i përket energjisë. Një furgon kampingu nuk është, por automjeti jonë është. Prandaj mendoj se ne kemi krijuar diçka të re duke filluar që nga koncepti.”
Panelet diellore në tavanin e makinës gjenerojnë energji të mjaftueshme për të kryer të gjithë këto aktivitete. Shpejtësia maksimale e makinës është 120km/h, ndërkohë që autonomia shkon në 730km gjatë ditës. Edhe pse pamja e jashtme nuk është dhe aq moderne, ajo është projektuar për funksionalitetin e lartë.