Prodhuesi anglez i makinave Jaguar Land Rover (JLR) thotë se marka e luksit Jaguar do të jetë tërësisht elektrike nga viti 2025. Ndërkohë, marka e tyre Land Rover do të sjellë makinën e parë elektrike në 2024 nga 6 modele tërësisht elektrike që do të dalin në shitje në 5 vitet e ardhshme. Ky tranzicion do të financohet nga një investim prej me $3.5 miliardë në vit drejt elektrifikimit.
Planet e JLR janë ambicioze, por prodhuesi i makinave ka qenë pak i ngadaltë në pranimin e kësaj teknologjie. E vetmja makinë elektrike nga kjo kompani është Jaguar I-pace SUV, i cili ka hasur problem nga konkurenca.
Avantazhi që kjo kompani ka është se Jaguar është një kompani luksoze, e cila e lejon të kërkojë çmime të larta të nevojshme për të mbuluar koston e baterive. Gjithashtu planifikohet shkëmbimi i teknologjive me kompaninë Tata Motors për të ulur kostot e prodhimit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, JLR pret që të gjithë makinat Jaguar dhe 60% e makinave Land Rover të shitura të jenë tërësisht elektrike nga 2030, vitin kur Britania do të bllokojë shitjen e makinave me djegie të brendshme.