September 22, 2020

Aston Martin sjell një stimulator garash stilizuar pas Valkyrie

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Aston Martin sjell një stimulator garash stilizuar pas Valkyrie

Aston Martin në bashkëpunim me Curv Racing Simulators sjellin një stimulator për të praktikuar sportin e garave me makina ose për këdo që dëshiron të futet në biznesin e esports.
AMR-C01 u prezantua ditën e sotme, do të prodhohen vetëm 150 copë, dhe do të kushtojë £57,500. Për shqipet nga Londra i bie njesoj me një Porsche 718 Cayman S.

aston-martin-and-curv-amr-c01-racing-simulator_100761166_h.jpg

Curv Racing Simulators udhëhiqet nga Darren Turner, një specialist i fushës por edhe shofer garash i Aston Martin. Eksperienca e tij ka shërbyer për tu reflektuar sa më shumë estetikën e Aston Martin në këtë sim.
Për shembull, AMR-C01 ka një strukturë unike prej fibrash karboni, pozicioni i ulëses është i njejtë me sediljen e Aston Martin Valkyrie. E për më tepër vjen me "Asetto Corsa" një sim shumë i famshëm i përdorur nga shumë profesionistë për praktikë.

aston-martin-and-curv-amr-c01-racing-simulator_100761168_h.jpg

Të dyja kompanitë kanë lajmëruar se ky është vetëm i pari nga shumë bashkëpunime që do të vijnë.

Monday, 14 September 2020 19:31

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo