August 11, 2020

A e kishe imagjinuar ndonjëherë një yacht Lamborghini

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
A e kishe imagjinuar ndonjëherë një yacht Lamborghini

Italianët mund të jenë në vështirësi, por kush do t'ia dijë për Covid-19 teksa je duke rrëshkitur me shpejtësinë e dritës, nëpër ujrat e Mesdheut me një super-yacht Technomar for Lamborghini '63.
Po po e kemi më se seriozisht, mjeshtrat e super makinave kanë sjellë një super yacht, duke i qëndruar besnik, cilësisë dhe stilit tipik prej Lambo.

Njëjtë si kushërinjtë e vetë, ky mjet do të ketë fuqinë në fokus, dy motorrat MAN V12-2000 HP do të prodhojnë në total 4000 kuaj fuqi çka do ti lejojë një shpejtësi maksimale prej 60 nyjesh.

 

https___hypebeast.com_image_2020_07_lamborghini-the-italian-sea-group-tecnomar-63-super-yacht-1_copy_copy.jpg

 

19.2 metra i gjatë dhe 24 ton ekselencë vizuale pasi gjithë trashëgimia Lamborghini vijon të respektohet.
Kënde të mprehta, ngjyra që bien në sy dhe formë aerodinamikisht klinike.
Pjesa e çatisë ngjason me modelet kabrio, ndërsa forma Y e dritave është marrë direkt nga Terzo Millennio.
Në brendësi gjenden plot forma të tjera heksagonale, fibra karboni, dhe kroskot i frymëzuar nga makinat Lamborghini.

https___hypebeast.com_image_2020_07_lamborghini-the-italian-sea-group-tecnomar-63-super-yacht-7_copy_copy.jpg

 

Centro Stile dhe The Italian Sea Group, deklarojnë se referencat e këtij projekti janë Sian FKP 37 por edhe klasiket Countach e Miura. Numri 63 në fund përkon me vitin 1963 kur kompania filloi të ndërtojë makina.

Technomar for Lamborghini '63 pritet të dalë në fillim të 2021.

https___hypebeast.com_image_2020_07_lamborghini-the-italian-sea-group-tecnomar-63-super-yacht-6_copy.jpg

Friday, 03 July 2020 13:18 Last modified on Friday, 03 July 2020 13:32

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo