Një nga aplikacionet e komunikimit më të përdorura në botë, WhatsApp, është gjatë gjithë kohës në ndryshim duke sjellë shërbime të reja në platformë. Ndërkohë që disa prej këtyre shërbimeve janë të aksesueshme përmes kanaleve beta si përshembull Google Play Beta program, disa të tjera janë në krijim e sipër.
Raportimet tregojnë se një ndër shërbimet që është duke u krijuar nga e para është përdorimi i avatars të personalizuara si stickers. Më parë ne kemi dëgjuar nga raportime të ndryshme se si kompania do të lejonte përdoruesit të përdornin një avatar gjatë video-telefonatave, mirëpo disa raportime të reja nga WABetaInfo tregojnë se do të jetë e mundur të shndërrohet avatar-i juaj në një sticker.
Screenshot-et tregojnë mënyrën se si përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin avatar-in e tyre si një sticker në poza të ndryshme. Gjithashtu përveç dërgimit të stickers-ave në chat me miqtë tuaj, ju do të mund të përdorni një sticker të tillë si foton tuaj të profilit.
Tashmë personalizimi është gjëja më e re në rrjetet sociale, dhe është koha që WhatsApp të mos qëndrojë pas aplikacioneve të tjera si Telegram.