Përdoruesit e Snapchat vunë re se rrjeti social ndaloi së funksionuari pas update-imit të tij në versionin 11.34.0.35. Për pjesën më të madhe të njerëzve duket se problemi qëndron në hapjen e aplikacionit, pasi sa herë ai hapet bën crash dhe e bën aplikacionin krejtësisht të papërdorueshëm.
Lajmi i mirë është se ekipi i Snapchat është në dijeni për këtë problem dhe ka treguar përmes një tweet-i se po punojnë për të gjetur një zgjidhje për këtë problem. Me shumë mundësi zgjidhja do të vijë në formën e një update-i të ri përmes App Store.
We’re aware of an issue with the latest version of Snapchat available in the App Store. Hang tight, we are looking into it and working on a fix!
— Snapchat Support (@snapchatsupport) June 28, 2021
Prandaj Geek Room këshillon të gjithë përdoruesit e Snapchat që nuk e kanë update-uar akoma aplikacionin të presin deri sa të ketë një lajmërim zyrtar nga kompania për zgjidhjen e problemit. Versioni i vjetër i aplikacionit po punon normalisht.
Gjëra të tilla mund të ndodhin dhe në aplikacionet më të mira për iPhone, por i çuditshëm është fakti se si testuesit e versionit të ri nuk e kanë patur këtë problem më parë.