“Fake News” është një term mjaft i përdorur sot por zanafillën e ka sigurisht tek Donald Trump i cili gjatë kohës që ngjitej në pushtet e përdorte kundër kujtdo që i dilte përpara. Term i cili u mor mjaft seriozisht edhe nga rrjetet sociale tek të cilat të gënjeje apo të shperndaje materiale të rreme ishte fare e thjeshtë deri perpara pak kohësh.
Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera ndërmorrën hapat e tyre për të luftuar lajmet e rreme, nga markimi deri tek algoritmet dhe mesa duket ndër viktimat e para të algoritmit më të fundit të Twitter është vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
Drejtori i Mediave Sociale të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino ka postuar një video e cila është bërë Re-Tweet nga Presidenti Trump, video e cila shfaq kandidatin per president Joe Biden teksa mbështet ri-përzgjedhjen e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm se kjo video është në fakt e rreme, një video DeepFake e cila nuk i ka shpëtuar algoritmit të Twitter dhe për pasojë është shenjuar si video e rreme. Për më tepër kompania ka deklauar se duke filluar nga 5 Marsi kushdo që shperndan materiale të rreme do të bllokohet menjëhere.
Përfaqësues të Biden e kanë denoncuar rastin si fyerje të rëndë dhe i bëjnë apel Facebook që të ndjekë shembullin e Twitter.
Të shohim a do të bllokohet profili i Trump apo jo.