Ushtarët e Ushtrisë Amerikane nuk duhet të përdorin më TikTok në asnjë smartphone në pronësi të qeverisë. Vendimi vjen pas dyshimeve se aplikacioni i kompanisë kineze ByteDance përdor të dhënat e përdoruesve për ti deklaruar pranë qeverisë kineze.
Marina Amerikane dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë paralajmëruar ushtarët që të verifikojnë cdo app të përdorur në smartphone-t në pronesi të qeverisë dhe të jenë gjithmonë në kontroll të cdo dyshimi që hasin.
Së fundmi TikTok ka konfirmuar se të dhënat e shtetasve amerikanë ruhen në servera në USA dhe bëhen backup në Singapore duke hequr cdo dyshim se qeveria kineze ka dorë në aplikacionin më të suksesshëm të momentit. Megjithatë duket se ky veprim nuk ka krijuar ende besim në qeverinë amerikane.