Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Asus do të prezantojë një laptop GoPro
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullatori Italian gjobit me €98.6 milionë Apple për shkeljet anti-trust në App Store
    22 Dhjetor, 2025
    Apple mbështetet sërish tek Samsung pas rritjes së çmimeve të memorieve RAM
    22 Dhjetor, 2025
    Micron thekson se kriza e RAM do të vazhdojë përtej 2026
    22 Dhjetor, 2025
    Sateliti Starlink shpërthen në pjesë të vogla të cilat po bien në Tokë
    22 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga fillimi i viti 2025
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga fillimi i viti 2025
Apps

TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga fillimi i viti 2025

Last updated: 22 Dhjetor, 2024 6:17 pm
Ndaj
4 Min lexim

Gjatë kohëve të fundit kemi raportuar shpesh herë për vendimin që qeveria amerikane ka marrë për të ndaluar funksionimin e TikTok në SHBA pasi ka dyshime në lidhje me sigurinë kombëtare. Shumë shtete të tjera kanë nisur gjithashtu të hetojnë më tepër rreth të dhënave që mblidhen nga TikTok, për të marrë një vendim në lidhje me një ndalim të mundshëm. 

Edhe në Shqipëri u diskutua para disa javësh një ndalim i mundshëm i TikTok, por jo për shkak të grumbullimit të të dhënave të përdoruesve, por për shkak të banalitetit të shpërndarë në këtë platformë nga përdoruesit shqiptarë.

Një gjë e tillë u konfirmua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të Planit të ri të Veprimit në shkolla. Ky plan do të përmbajë disa masa që do të merren për të rritur sigurinë në institucionet arsimore, dhe një prej masave do të jetë ndalimi i funksionimit të TikTok për një vit duke nisur nga fillimi i vitit 2025.

Gjatë kësaj periudhe bllokimi 1-vjeçar do të shikohet dhe vendosja e filtrave apo reagimi i TikTok ndaj masave që mund të merren dhe nga shtete të tjera. Rama vuri gjithashtu në dukje se versioni ndërkombëtar i TikTok është shumë ndryshe nga ai kinez, pasi në versionin ndërkombëtar promovohen “rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole” ndërkohë që versioni kinez “i mëson përdoruesit si të bëjnë mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita”.

Kjo ishte një pjesë nga deklarata e z. Rama:

“Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Do ta mbyllim për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Gjatë këtij viti do të shohim si do të veprojnë vendet e tjera, për kufizime, filtra, si do të reagojë vetë TikTok, se TikTok rrënjët i ka në Kinë, por po të shohësh TikTok në Kinë dhe atë jashtë Kinës, janë të ndryshëm. Në Kinë, TikTok promovon si të bëjnë nxënësit mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita etj, etj. Rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTok-un e Kinës. Ndërsa në TikTok-un jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Për çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e nxit algoritmi. Unë i qëndroj besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin se sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time thosha betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta kurrë s’do thuash sa të mirë ishim ne dhe sa të këqij janë këta. Problem sot nuk janë fëmijët, por shoqëria jonë, TikTok-u dhe gjithë “tok-tokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, të parin e klasës nuk e do njeri, por është ai rrugaçi i lagjes. Ky është TikTok-u dhe këtë rrugaç ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për 1 vit, pastaj do të shohim ç’do të bëjnë të tjerët”, u shpreh Rama.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi
Tjetra TikTok për Geek Room: Kërkojmë qartësim urgjent nga qeveria shqiptare

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Asus do të prezantojë një laptop GoPro
Tech
22 Dhjetor, 2025
OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
Mobile
22 Dhjetor, 2025
Rregullatori Italian gjobit me €98.6 milionë Apple për shkeljet anti-trust në App Store
Tech
22 Dhjetor, 2025
Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
Entertainment
22 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Apps

Facebook lançon Reels për të konkuruar me TikTok

20 Gusht, 2021
Gaming

Studiot e video-lojërave po hezitojnë të prezantojnë lojëra të reja për shkak të GTA 6

12 Dhjetor, 2024
Tech

Galaxy Buds 4 do të vijnë me një dizajn të ri dhe një shërbim që ju ndihmon të gjeni smartphone-in tuaj

21 Nëntor, 2025
Apps

YouTube ka nisur të përdorë inteligjencën artificiale për të përmbledhur videot në platformë

3 Gusht, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?