Supercell është mjaft i njohur për lojërat Clash of Clans dhe Clash Royale, dhe sot sapo treguan planet e tyre për zhvillimin e universit imagjinar.
Nën logon e Supercell do të jenë 3 tituj të rinj Clash të cilat për momentin janë në zhvillim e sipër. Në një postim në blog shkruhet se “Bashkë me ofrimin e një eksperience të re për përdoruesit e Clash, ne duam të zgjerojmë Clash drejt audiencave që nuk e kanë përdorur ate më parë”.
Lojërat e reja do të përfshijnë Clash Quest, e cila është mjaft taktike dhe e bazuar në turne; Clash Mini, një lojë ku mund të krijosh ekipe miniaturash të adhurueshme dhe Clash Heroes. Supercell vë në dukje gjithashtu se disa gjëra mund të ndryshojnë në produktin final pasi për momentin gjithçka është në stad zhvillimi. Në fakt, ky ekip është i njohur për “vrasjen” e lojërave në version beta, kështu që mos u surprizoni nëse një nga këto lojwra nuk arrin të publikohet.
Vitin e kaluar Supercell publikoi një film të shkurtër të animuar të Clash of Clans dhe në 2016 një webseries u publikua nga shkrimtarët që punuan për The Simpsons.
E rëndësishme është të tregojmë se Clash of Clans dhe Clash Royale janë 100% të ndara nga 3 lojërat e reja dhe nuk do të kenë ndikim mbi to.